![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEg08qEkTtpOj8MiV2q_TsMsne33usTQsCGSc0-geupxCXREp7zpskcMj2NC_57rdTi1YNPYiU1s3ZBGIMAbGUmZ6R5951jprhhzynV4WOj0gOg1xq86uwezirrWnMmAeVVYo-xorQk4SpQ/s320/chalkboard+and+newspaper.jpg)
Projekti titullohet "Gazeta e shkollës". Pas udhëzimeve të bëra nga mësuesja jonë e letërsisë, nxënësit janë orientuar dhe e kanë kuptuar se cfarë duhet te përmbajë ky projekt.Së pari janë ndarë grupet. Pak konkurencë do te rrisë nivelin e punës dhe seriozitetit me të cilën nxënësit do punojnë. Së dyti u dhanë gjithë rubrikat e mundshme që mund të ishin pjesë e gazetës sonë.(propozuar nga nxënësit dhe mësuesja).
Kjo ishte gjithcka. Tani mbetet ne dorën e nxënësve për të realizuar punën me sukses. Duke filluar që nga emri i gazetës e deri tek shkrimet që do të përmbajë ajo. Për cdo paqartësi nxënësit janë të lirë t'i drejtohen mësueses.
Për fazat e mëtejshme te projektit do t'ju lajmërojmë përsëri. :)